Nga dott. Alban Daci

Shqiperia eshte perballe sfidave dhe proceseve te rendesishme. Shqiperia eshte ne nje moment te rendesishem te berjes dhe perfundimit te reformes ne drejtesi.

Shqiperia eshte prane hapjes se negociatave me BE-ne dhe shpresen per tu anetaresuar ne procesin e pare te anetaresimeve qe priten te behen ne Ballkanin Perendimor.

Shqiperia eshte vend anetar i NATO dhe ka pergjegjesi per te kontribuar per paqen ne Rajon.

Shqiperia eshte ne prag te aplikimit dhe berjes se mundur Voten e Emigranteve. Tashme pertej detyrimeve kushtutese qe rrjedhin ne Preambul, per Bashkimin Kombetar dhe per perkujdesjen e shqiptareve qe jetojne jashte vendit, tashme kemi edhe nje ligje per Diasporen qe jo vetem e njeh si realitet, por e ben pjese te struktures shteterore.

Situata ne Ballkan eshte ne nje proces delikate, Kosova eshte perballe sfidave te rendesishme qe lidhen me anetaresimin e saj ne OKB dhe njohjen nga Serbia. Po ashtu Kosova eshte perballe momentit te perfitimit te levizjes se lire dhe krijimit te Ushtrise. Megjithate tendencat per te penguar proceset e Kosoves dhe per ta destabilizuat ate jane te forta, reale dhe bejne pjese ne planet e vjetra ballkanike kunder shqiptareve.

Shqiptaret ne Maqedoni me njohjen e gjuhes Shqipe si gjuhe zyrtare jane drejt procesite qe te njihen si etni shtetformuese te barabarte me sllavomaqedonasit.

Per te gjitha keto, trazirat per marrje pushteti apo per humbje pushteti, nuk jane ne interesin e vendit dhe te qytetareve. Opozita dhe Pozita duhet te gjejne gjuhen e perbashket per interesat e perbashketa te kauzave kombetare.

Opozita dhe ne vecanti PD-ja duhet te kthehen ne alternative serioze politike ne vend e gjithepetfshirese. Ajo duhet qe permes iniciativave konkrete te deshmoje se nuk eshte e interesuar vetem per karriket, por per interesat e perbashketa te qytetareve dhe te vendit.

Cdo tentative per destabilitet, per dhune apo per dhunim te institucioneve shteterore, do te ishte nje sherbim i madhe antikombetare jo vetem per Shqiperine, por per shqiptaret ne Rajon dhe kudo ku jetojne.