
Sllova, Kalisi dhe Kalaja e Dodës, si komuna kanë nisur një traditë të mrekullueshme.
Secila nga këto komuna kanë caktuar një datë që e quajnë festa e tyre, ku kthehen të larguarit dhe ritakohen në vendlindje, për të festuar së bashku. Në fillim të viteve ’90, këto Zona dukeshin të pa shpresa dhe prodhuan eksodin e të larguarve. Disa u larguan përfundimisht nga Shqipëria e disa të tjerë emigruan kryesisht drejt Shqipërisë së Mesme.
Kushtet e vështira, infrastruktura primitive dhe mungesa e shërbimeve elementare, krijuan bindjen në fillim të viteve ’90 se këto zona ishin të destinuara të mbeteshin të pa banuara.
Sot, djemtë e vajzat e këtyre zonave jetojnë në gjithë Evropën si kontinent, Angli, Kanada dhe SHBA. Dëshira dhe dashuria për vendlindje vetëm është rritur e kjo edhe falë suksese e standardeve të reja që kanë krijuar me meritë në vendet, ku kanë emigruar.
Pse kanë rëndësi këto festa dhe kjo traditë e re?
Se pari, i promovon këto zona për turizmin.
Së dyti, rrit mundësinë që të larguarit të rikthehen, të investojnë dhe të kontribuojnë për zhvillimin demografik dhe urban. Mbajnë gjallë identitetin e këtyre zonave, lidhjet e vjetra shoqërore e miqësore e krijohen mundësi për miqësi të reja.
I përshëndes nismëtarët, sponsorit apo organizatorët, si dhe vetë banorët që për çdo vit përtej mundësive bëhen të pranishëm, duke mos munguar. Uroj që nga këto takime të lind dhe dëshira për të dhënë kontribute edhe në jetën politike në zona dhe në Dibër apo Kukës. Përfaqësimi aktual është në nivelet e injorancës dhe nuk duhet as ta pranojmë e as ta lejojmë.
Keto takime do t’i konsideroja ‘kuvende’ që mund e duhet të prodhojnë ide dhe aksione pozitive në shërbim të zonave tona.
Alban DACI