
Instituti i kujdestarisë ka pësuar impulse të tjera sipas ligjit të 28 marsit 2001, nr. 149 që ka bërë ndryshime të ligjit të 4 majit 1983, nr. 184, i cili i referohet “Disiplinës së adoptimeve dhe të kujdestarisë së minorenëve”.
Parlamenti italian me ligjin e ri ka vendosur masa të reja për ta bërë plotësisht operuese të drejtën e minorenit për të pasur familje, që nënkupton si atë natyrale të origjinës si edhe atë të mundshmen të kujdestarisë për shkak të vështirësive që mund të has familja e origjinës. Titulli I i ligjit 149/01 ka si titull “ E drejta e minorenit për të pasur pikërisht një familje”. Sipas komentit të ligjit, minorenit në mënyrë të qartë i njihet e drejta “…të rritet dhe të edukohet në mjedisin e një familje”.
Kujdestaria familjare, sipas ligjit të reformës së 28/03/2001 nr. 149 , në favor të cilit janë parashikuar ndërhyrje për mbështetje ose ndihmë nga Shteti, nga Rajonet dhe entet lokale me qëllim final për të kaluar vështirësitë e mundshme të prindërve ose të prindërit që ushtron forcën ekskluzive të prindërit .
Presupostet për aplikimin e institutit të kujdestarisë familjare.Atëherë, në rastet kur familja e origjinës, pavarësisht ndihmave që ka marrë nuk arrin t’i garantojë minorenit të drejtën për tu rritur dhe për tu edukuar në mënyrë të pranueshme, lind nevoja për t’i afruar minorenit përmes kujdestarisë familjare që nga njëra anë vendoset si një suport i drejtpërdrejtë i minorenit përmes kujdestarisë së përkohshme tek një familje tjetër ose nga një person i vetëm dhe nga ana tjetër prezanton një ndihmë jo të drejtpërdrejtë për familjen e origjinës me qëllim për të kaluar përkohësisht situatën e vështirë që mund të varet nga shumë rrethana si për shembull vështirësi ekonomike apo edhe psikologjike.
Llojet e kujdestarisë familjare dhe kompetencat
Kujdestaria familjare mund të ndahet në konsensuale, që realizohet përmes konsensusit të familjes së origjinës ose juridike e vendosur nga një autoritet juridik në rastin kur pikërisht mungon konsensusi i prindërve të minorenit.
Në rastin e parë, (i ashtuquajturi kujdestaria konsensuale), kompetenca për të lëshuar dispozitën e kujdestarisë u përket shërbimeve sociale lokale të komunës ku ndodhet minoreni e ndërsa në rastin e dytë Gjykata për Minorenët në Territorin Kompetent shqyrton në mënyrë rigoroze mungesën e konsensusit të prindërve me qëllim për të adoptuar në fund masën de qua.
Megjithatë edhe në rastin e parë është ndërhyrja e autoritetit juridik edhe pse një ndërhyrje e tillë, duke pasur konsensusin e prindërve të origjinës është thjeshtë formal. Në fakt gjykatësi duhet të limitohet për të kontrolluar rregullsinë formale të dispozitës administrative të bërë nga shërbimet sociale të komunës, mbi të gjithë në referim të respektimit maksimal të skadencës të masës, për të cilën ekziston mundësia e presupozimeve nga ligji, e bën të mundur ekzekutimin me një dekret të dispozitës së kujdestarisë të lëshuar nga enti lokal. Dekreti i ekzekutimit të kujdestarisë familjare i lëshuar nga gjykatësi kompetent i nënshtrohet gjithashtu edhe kontrollit nga ana Prokurorisë së Republikës pranë Gjykatës të Minorenëve kompetente .
Detyrat e gjyqtarit kompetent
Gjyqtari kompetent (i ashtuquajtur Gjyqtari Unik i Gjykatës) do të bëj të ekzekutuesin e kujdestarinë duke proceduar eventualisht dispozitat e mëvonshme të heqjes së kujdestarisë, gjithmonë nëse nuk kanë kaluar dy vjet. Nëse kanë kaluar dy vjet, atëherë heqja e kujdestarisë është kompetencë e Gjykatës së Minorenëve. Gjykatësi Unik e verifikon dispozitën e kujdestarisë para se ta bëj ekzekutues. Ai verifikon disa kritere:
1. Motivimin e dispozitës së kujdestarisë
2. Treguesit e ushtrimit të fuqive të njohura për kujdestarin
3. Treguesit e modaliteteve përmes të cilave, prindërit e familjes së origjinës mund të mbajnë raporte me minorenin e dhënë për kujdestari
4. Caktimi i shërbimit social lokal që i jepet përgjegjësia e programit të asistencës si dhe kontrolle për gjatë kujdestarisë
5. Treguesin e periudhës së kohëzgjatjes së supozuar të caktimit që lidhet me kompleksitetin e ndërhyrjeve të rimëkëmbjes të familjes së origjinës
Lidhur me dokumentacionin që ka të bëj me ekzekutimin e dispozitës së kujdestarisë familjare, gjykatësi është i ngarkuar për të verifikuar ekzistencën e dokumenteve të më poshtme:
1. Deklaratën konsensuale të familjes të prindërve të origjinës
2. Deklarata e disponibiliteti nga ana e familjes që kërkon ta marrë në kujdestari (i ashtuquajtur akti i angazhimit)
3. Relacioni social-mjedisor i shërbimeve sociale lokale.
Gjykatësi kompetent, gjithashtu, informohet në mënyrë konstante nga shërbimi social lokal mbi evolucionin e programit të asistimit të familjes së origjinës si dhe po ashtu informohet për cdo eventualitet që mund të lidhet me vetë kujdestarinë. Po ashtu detyrë e shërbimeve sociale është për të prezantuar tek gjykatësi ose tek Gjykata e Minorenëve një raport simestror mbi ecurinë e programit të asistencës, mbi dhe për mundësinë e gjatësisë në kohë dhe mbi ecurinë e kushteve të vështira të familjes së origjinës.
Të drejtat e kujdestarit
Kujdestari, që mund të jetë një familje (pa fëmijë) ose një person i vetëm, ka të drejtë të jetë i informuar mbi finalitetin e kujdestarisë si dhe të drejtën të jetë i përfshirë në faza të ndryshme të programit të rikuperimit ose të rifutjes të minorenit në familjen e origjinës. Gjithashtu, në nivel ekonomik ka të drejtë të ketë një kontribut mujor të përjashtuar nga të ardhurat si dhe lehtësira për të pasur shërbime sociale, edukative, sociale. Nga detyrimet kryesore të kujdestarit janë të garantoj edukimin dhe arsimimin e minorenit. Të favorizojë raporet mes minorenit të besuar dhe familjes së origjinës me qëllim që të lehtësohet rifutja e tij në atë familje, me përjashtim kur rifutja refuzohet nga minoreni ose në rastet kur Gjykata e Minoreve ka vendosur kushte frekuentimi për familjen e origjinës së minorenit.
Të drejtat e familjes së origjinës
Edhe familja e origjinës, si ajo e kujdestarisë (çift me fëmijë/pa fëmijë ose person i vetëm), ka të drejtë të jetë i informuar mbi qëllimin e kujdestarisë familjare si dhe të drejtën të ketë një mbështetje individuale që ka të bëj me procesin e kujdestarisë dhe të jetë i përfshirë në një projekt ndihme për të kaluar pikërisht vështirësinë. Një ndër detyrimet kryesore të familjes së origjinës së minorenit është të bashkëpunojë me organet sociale në lidhje me rifutjen e minorenit në familjen e origjinës.
Nga Dott. Alban Daci