Nga Alban Daci

Ne nje vend ku kalamajt betohen si ushtare per te sfiduar Poziten dhe ku Kryetari i Pozites udheton me charter per ndeshje futbolli, analizat jane te kota dhe dilema per te ardhmen eshte e madhe! Te paret kane frike te prekin arme me dore e skane bere as sherbim ushtarak te detyruar e ndersa i dyte eshte ne momentin e hyjnizimit si faraon i gjithckaje te nje populli te nenshtruar, lodhur, te varfer ku shpresa vritet çdo dite dhe emigrimi mbeten mundesia e vetme per te shpetuar. Frika, heshtja dhe vdekja bashkejetojne dhe bashkerendojne mes tyre duke bere nje sinfoni vdekje te nje realiteti ku jeta vlen me pak se çdo gje tjeter dhe ku çmenduria, stresi, depresioni tashme dominojne e kontrollojne mendjen e shume qytetareve. Lider eshte ai qe sfidon ligesine, rikthen shpresen duke u sakrifikuar qofte edhe vete personalisht.