
N




ë datët 21-23 shtator 2018, komuniteti arbëresh në Itali, Rajoni i Puglia-s, Komuna Casevelchio, organzoi një veprimtari përkujtimore me karakter shkencor, kushtuar Skënderbeut.
Në këtë veprimtari morën pjesë arbëreshë nga të gjashtë komunat arbëreshe në Itali, shoqata atdhetare- kulturore Miqësia e Gramashit, studiues , koreograf, aktorë, këngëtarë, vallëtarë , instrumentistë, sepse ishte një veprimtëri shumëdimensionale, e denjë për një komunitet atdhetar, siç janë shqiptarët e Italisë.
Më datën 21 shtator, një autobusi posacëm e priste në portin e Barit grupin e shqiptarëve, që do ta nderonin këtë veprimtari. Me të arritur, nga organizatorët u bë sistemimi e akomodimi i tyre dhe pastaj, në orën 16.00, filloi veprimtaria me një shëtitje në rrugët e qytetit. Në orën 17.30 u mbajtë veprimtari shkencore solemne, në qendër të qytetit, për qindra arberëreshë, shqiptarë e italianë.
Veprimtarinë e hapi kryetari i komunës Noé Andreano. Më pas historiani Fatos Daci, autor i dy librave për Skënderbeun mbajti kumtesën Origjina e Kastriotëve dhe ditëlindja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, e cila u prit më interesim të jashtëzakonshëm. Në vijim, pasardhësi direkt i Kastriotëve Loris Kastrioti Scanderbegh, gazetar, foli për figurën e Skënderbeut, fjalë që u pëlqye nga pjesëmarrësit. Më pastaj përshëndeti drejtori i Muzeut Arkeologjik të Durrësit.
Ishin të pranishëm prof.dr. Bardhosh Gace dhe prof.dr. Ramazan Bogdani, si dhe deputeti e publicisti Fatmir Toci. Veprimtaria u moderua nga Mario D’arcangelo,
Veprimtaria më mbresëlënëse ishte sfilata e grupeve folklorike pjesëmarrëse në aktivitet në rrugët dhe rrugicat e qytetit. Ishte fantastike. Qytetarët e Casavelchio mbushën ballkonet dhe anët e rrugicave dhe përshëndetnin grupert foklorike, të cilët interpretonin këngë e valle të të të gjitha trevave të Shqipërisë, të gjithë të veshur me mostume popullore kombëtare të trevave nga ata vinin.
Pas veprimtarisë shkencore dhe sfilatës, në qendër të qytetit ishte ngritur podiumi i posacëm për një koncert me këngë e valle popullore nga të githa krahinat e vendit, si këngë të shqipërisë së Mesme, të Tiranës, Elbasanit,Valen e Tropojës, vallen e Dibrës. Ndërsa grupet artististike perfonin në skencën e ngritur posacerisht, qytetarët vallëzonin nën ritmin e orkesrës, të cilëve u pri nte balerina shqiptare , me banim në Itai, Brunilda Lato.
Më datën 22 shtator u cel ekspozita e pikturit Leka Rrudho, me piktura të kalave shqiptare dhe portret të Skënderbeut.
U shquan solistët Donika Tufa dhe Metush Doku, këngëatërt Neki Zhupani, Lulëzim Mua dhe Neki Shuli, instrumentistët Hidajet Shtepani me klarinetë, Jetnor Braho në fisarmonikë, Avni Boja në def, Shkëlzen Byku me kitar; vallëtarët e shquar dibranë, të rinjtë Bashkim Troci dhe Fatjon Cara, valltarja Megi Ndroqi, Shpresa Kuqja, ëngjellushe Kuqja etj. Ndër orgnizatorëte veprimtarisë për shqiptarët ishte edhe shqiptaro-italiani Mihal Ciko,
Veprimtaria vazhdon në mënyrë te sukseshme.
Një kontribut të vecantë në këto organizimin festivë që mban gjallë indentitetin shqiptar ka padyshim Noé Andriano, Kryetari i Komunës së Casalvecchio dhe po Loris Castriota Scanderbeg, tashëgimtarë i drejtpërdrejtë i linjës së gjakut të heroi tonë kombëtar Skëndërberu. Tashmë në Casalvecchio “Vëllazëria” është bërë një traditë që përsëritet për çdo vit, ku shqiptarët dhe arbërëshët, vëllezër të një gjaku takohen dhe shkëmbejnë dashuri dhe respekt për kulturën, gjuhën, muzikën dhe traditën tonë të bukur kombëtar.
I ftuar dhe i pranishëm ishte edhe dott. Mag. Alban Daci, presidente i http://www.emigrazione.net, që prej vitesh luan një rol të rëndësishëm në promovimin e kulturës, identitetit arbërësh dhe po ashtu në mbrojtje të kauzave të emigrantëve shqiptarëve si e drejta e votës.