Patentat e Kosovës në Itali🇽🇰🇮🇹
Protokolli nr. 1100 i datës 14 janar 2025 është publikuar që ju jep mundësi të gjithë shtetasve që kanë patentë të Kosovës për ta konvertuar në Patentë Italiane.
Marrëveshja e konvertimit aplikohet për të gjithë ata që kanë më pak se 6 vjet rezidencë në Itali.
Kush ka 6 vjet rezidencë ose më shumë nuk e konverton dot.

Kërkesën e konvertimit mund ta bëjnë pas 29 janarit 2025.
Marrëveshja e konvertimit është 5 vjeçare dhe skadon me 29 janar 2030.
Për më shumë informacione kontaktoni autoshkollat ose zyrat e motorizacionit ku jetoni në Itali.
Nëse keni nevojë për përkthimin e patentes që ju duhet për konvertim na kontaktoni.
Këtë shërbim e ofrojmë në gjithë territorin italian.