Pse ka një rëndësi të madhe ky raport?!

Një konkribut të rëndësishëm në lidhje me arritjen e këtij publikimi ka sigurisiht Ministria e Diasporës, e cila tashmë si një institucion shtetëror që eskluzivisht ka për objekt Diasporën, me instituimin e disa organëve si “Këshilli i Diasporës”, “Dhoma e Tregtisë e Diasporës” dhe me akte ligjor ka bërë një punë të mirë që për herë të parë “Diaspora” të institucionalihet dhe të marr formë të karakterit
institucional dhe shtetëror.
Ky raport, edhe siç pranohet në brendësinë e tij, se ka pasur sfida dhe janë përdorur metoda edhe të tërthorta, për mendimin tim ka një
rëndësi të madhe për disa arsye.

  1. Së pari, kemi shifra zyrtare të Shtetit shqiptar për shqiptarët që jetojnë jashtë
  2. Kemi një përkufizim të termit Diasporë duke u dhënë një vlerësim të merituar shqiptarëve të emigruar pas viteve ’90, të cilët nuk konsiderohen e nuk duhet të konsiderohen më emigrantë, por “Diaspora Re”.
  3. Kemi një numër të përgjithshëm të shqiptarëve që jetojnë jashtë, rreth 1,64 milion ose rreth 36% të shtetasve shqiptarë gjithësej. Kjo tregon dramën e madhe të shqiptarëve të cilët masivisht kanë brakistur
    vendin e tyre duke dëshmuar qartë se klasa politike nga vitet ’90 e deri më sot ka dështuar për të krijuar kushte optimale për qytetarët e
    saj. Sipas vetë këtij raporti shqiptarët vazhdojnë të emigrojnë për arsye ekonomike e arsye punësimi. Pra, punësimi mbetet një çështje e plagë e dështimit të qeverive që kanë pasur nga vitet ’90 e deri më sot.
  4. Ky raport ka një rëndësi të madhe si statistik edhe në kuadër të nismës së “Votës së emigrantëve” e në fakt ky term duhet të kthehet në “Vota e Diasporës”.
  5. Ky raport nxjerrë në pah një emërgjencë tjetër të rëndësishme që do të thotë se 36% e shqiptarëve në këto vite nuk kanë qenë të
    përfaqësuar në vendimarrje dhe në Parlament, sepse nuk kanë votuar, ose një pakicë e tyre ka arritur të shkojë në Shqipëri për të votuar.
    Kjo përqindje e lartë e pa përfaqësuar kërkon reflektim nga institucionet e Shtetit
    shqiptar dhe nga politika, që jo vetëm të kenë mundësi të votojnë (të zgjedhin), por edhe të votohen (të zgjidhen). Pra, të ketë kuota në
    listat partiake, por edhe në Parlament në proporcion me numrin e popullisë. Kushtetuta e thotë qartë se “çdo shtetas shqiptar që mbush
    18 vjeç , qoftë edhe në ditën e zgjedhjeve, ka të drejtë të “zgjedhë” dhe të “zgjihet”.
  6. Ky raport dëshmon se brezi i ri i Diasporës është më i shkolluar dhe kërkon të ketë gjithmonë një interes më të lartë të arsimimit
    duke e rritur kështu cilësinë kultuore e arsimore të vetë Diasporës.

Nga Alban Daci