Shqiptarët në shumicën e rasteve, ca për mungesë informacioni e ca për dëshirën për të qëndruar në territorin italian drejtohen për të marr statusin e azilantit politik.
Në lidhje me këtë status është e drejta ndërkombëtare e kryesisht Konventa e Gjinevrës, por edhe TU italian, Karta Europiane e të Drjetave të Njeriut, Direktiva Europiane.
Atëherë Shqipëria ka bërë hapa përpara në lidhje me procesin e asaj të anëtarësimit në BE! Prandaj, Shqipëria ka përfituar nga Lëvizja e Lirë e nuk bën pjesë tek vendet emergjente me probleme serioze në të cilat bazohet dhe ofrohet statusi i Azilantit.
Ky status është nëse dikush ka argumente bindëse dhe merret duke u prezantuar personalisht vetë në Questure më të afërt me vendin e banimit.
Pra, në fazën fillestare që ka të bëj më prezantimin e kërkesës nuk ka nevojë për avokat. Unë, ju këshilloj të merrni avokat, i cili mund të duhet vetëm nëse merrni refuzim dhe vetëm në ato raste ku pretendimet janë bindëse e nuk kanë qëllim të vetëm legalizimin në territorin italian.
Po ashtu shqiptarët nuk i këshilloj te drejtohen për të marrë statusin e Azilantit, duke përjashtuar rastet kur me prova e fakte konkrete ju rrezikohet jeta në Shqipëri apo në ndonjë vend tjetër!

Dott. Alban Daci