Alban Daci është diplomuar me rezultatin maksimal “Cun Lode” në Universitetin e Shkencave Politike për Marrëdhënieve Ndërkombëtare e Diplomatike të Genovës, është anëtar i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave, është gazetar më përvojë të gjatë në të gjitha organet e shtypit ditore dhe periodike shqiptare dhe ato italiane, ku ka botuar në vijimësi reportazhe, shkrime problemorë, kronika e analiza që në shkollën e mesme. Ndërkohë, botimin e një libri nuk e ka sfidën e parë. Albani është autor edhe i tri librave të tjerë të fushës së tij, si “Evropa në marrëdhëniet ndërkombëtare”, “Evropa dhe shqiptarët” dhe “KuqeZi”.
Me vendim qeverie, Albani është titulluar “Ambasador i Kombit” dhe është zgjedhur anëtar i Këshillit Kombëtar të Diasporës.
Situatat e vështira, si luftërat lokale apo botërore, shkatërrimet e fatkeqësitë natyrore, epidemitë apo pandemitë që rrezikojnë seriozisht jetët e njerëzve, njerëzit me karakter të dobët i squllin, i përkulin dhe i rrëzojnë. Ata me karakter të fortë, dhe në këto kushte aspak të këndshme krejt të pafavorshme, nuk dorëzohen, qëndrojnë në këmbë dhe japin maksimumin e mundshëm.
Kështu ka ndodhur dhe me Alban Dacin. Covid-19 e gjeti Albanin në Itali, atje ku jeta e njerëzve u vu në rrezik serioz dhe masat ishin tepër drastike. Ai u vetizolua, si të gjithë italianët, megjithëse rrezikun e infektimit e kishte real, sepse e pjesëtari më i rëndësishëm i familjes së tij rrezikohej përditë nga infektimi, për shkak të detyrës së saj si mjeke. Shto këtu edhe faktin, se kontaktet e gjithëllojshme me shtetin amë dhe familjen ishin të pamundura! Lehtë mund ta merrni me mend se sa produktiv mund të jetë njeriu i mbërthyer në këtë stres dhe mërzi të pa pame!
Por, Albani as u dorëzua, as u squll. Ai diti të mendonte se çfarë do të bënte dhe si do ta bënte. Ai gjeti kohë e mundësi, që në këtë situatë kaq të vështirë, ku nuk mund të bëhet fjalë më për frymëzim, të bëj një studim serioz e të arrirë dhe të bëjë publikime të shumta, të ishte përditë dhe në ekranet e televizorëve dhe të radiove të Shqipërisë dhe të Kosovës.
Gjatë dy muajve të karantinës Covid-19, Albani ka raportuar dhjetëra e dhjetëra herë live nga 8-25 minuta, nga Gjenova për Report Tv, Vizion Plus, Syri Tv, Tema Tv. RTSH 1 e RTSH 2, TV “Dukagjini”, RTK-1 i Kosovës etj. Pra, dha një kontribut me rëndësi për të informuar publikun shqiptar me situatën Covid -19 në Italinë fqinje, ku jetojnë e punojnë qindra mijëra shqiptarë me gjithë familjet e tyre.
Arritja më me vlerë e Alban Dacit, e realizuar gjatë kësaj periudhë të pa jetuar ndonjëherë në historinë e shteteve dhe kombeve, ishte se ai studioi si fenomen këtë pandemi globale, me pasoja të rrezikshme për njerëzimin. Ndërkohë, jo vetëm e studioi, por arriti edhe t’i shkruante kapitull pas kapitulli dhe t’i përmblidhte ato në një libër e ta botonte atë, të cilin e ka titulluar “Covid-19-Manifest Liri Demokraci”.
Ky libër unik në llojin e tij, vërtetë është një manifest. Në kapituj e këtij libri janë futur në sitën e imët të autorit jo vetëm pasojat e rënda shëndetësore të njerëzimit për shkak të pandemisë Covid-19, por edhe ndikimet e tij në jetën politike, shtetërore e shoqërore gjatë dhe pas pandemisë. Janë analizuar fenomene të tilla që u shfaqen pothuajse në të gjitha shtetet, që u preken nga pandemia, si kufizimi brutal i Lirive dhe të Drejtave themelore të Njeriut, shkeljet e kushtetutave, pasojat në ekonomi dhe rrënimin e saj, vënien e medies përballë diktaturave që lindën, tipat e autokracive dhe sundimin absolut të liderëve të tyre, format e censurës, kufizimin e absolut të lirisë së lëvizjes, heqjen e mundësisë për t’i bërë, qoftë dhe respektin më minimal të të vdekurit dhe varrimin e tyre si të ishin bagëti, edhe pse shkencërisht virusi i çdo sëmundje, vdes me vdekjen e personalit që e bart! Njerëzve iu mohua drejta për punë. Disa të tjerëve ju mohua drejta për mjekim, pasi të gjithë të sëmurët me sëmundje të tjera, përveç Covid-19, në shumë raste u lanë pas dore. Autori shqyrton dhe problemin se si mund të jenë marrëdhëniet politike e shoqërore shoqëri- shtet, në pas Covid-19.
Libri më i ri i Alban Dacit, me tematikë nga pandemia Covi-19, çelet me komentin e publicistit të njohur Mentor Nazarko dhe parathënien e autorit, si dhe vijon me kapitujt, si më poshtë: :”Liria dhe Demokracia “, “Demokracia, pushtet i popullit”, “Demokracia dhe tipologjia e formës qeverisëse “, “Demokracia në Histori”, “Lumturia dhe Demokracia”, “Çfarë është Opozita dhe opozitarizmi?”, “Bota e Evropa kanë nevojë për rikthimin e statistëve!”, “Covid-19 dhe Liria!”, “Covid-19 dhe politika!”, “Çfarë po ndodh në periudhën e karantinës së Covid – 19?”, “Covid-19, dashuria e madhe e censurës”, “Diktatura Covid-19!”, “Koronavirus dhe gazetaria” “Koronavirus dhe demokracia! “, “Covid- 19 dhe Globalizimi”, “Liberalizmi dhe Shqipëria sot”, “Covid-19 dhe Liberalizmi”, “Liderë me Covid-19!”, “Nuk është luftë politike, por betejë mes të pasurve dhe të varfërve”, “Pse populizmi bën hajr në të gjithë Perëndimin, vetëm në Shqipëri jo!”, “Çfarë i mungon, sot, politikës shqiptare?”,” Diaspora- Forca të qenit i lirë, të menduarit lirshëm dhe garancia për të gjetur lirinë”, “Opozitarizmi dhe oligarkia e vërtetë! “, “Cila është e vërteta? Kujt t’i besojmë? Demokracia e pakicës, me justifikimin e shumicës.”, “Na larguan, apo u larguam!”, “Çfarë do të ndodh pas kësaj pandemie?”, “ Diaspora ju duhet vetëm ku janë në hall!”, “Kur Shqipëria i jep leksion Evropës!” dhe “Duhet projekt serioz kombëtar përtej propagandës!”
K y libër është filozofik. Duke lexuar këtë libër, lexuesi sheh të shkruar të zezën mbi të bardhë atë se e kushtueshme dhe e vlefshme është liria, e cila ju mungoj aq shumë shqiptarëve dhe të gjithë popujve të tjerë që u goditën nga pandemia Covid-19 dhe shtetet e të cilëve shkelën parimet kushtetuese dhe si despot të vërtetë morën masa drastike, të cilat cenuan jetën, lirinë dhe privatësinë e qytetarëve të saj, me arsyetimin se gjoja këto kufizime të rënda i kërkonte situata e jashtëzakonshme e pandemisë.
Njëkohësisht, autori përpiqet të hedh dritë mbi atë se çfarë mund të ndodh me marrëdhëniet e dëmtuara qytetarë-shtet, pasi të kaloi pandemie dhe arrin në përfundimin se shumë qeveri të zgjedhura në mënyrë demokratike mund të bien me anë të protestave dhe revoltave popullore, ndërsa në disa vende mund të instalohet edhe diktuara e një formë të re.
Libri është shkruar qartë dhe është bazuar në disa burime të rëndësishme dhe literaturë të hershme dhe bashkëkohore, që lidhen drejtpërdrejt me tematikën dhe idenë e këtij libri.

Fatos DACI