Marrëveshja e vjetër e konvertimit të patentave shqiptar me shtetin Italian ka mbaruar dhe tashmë normalisht duhet të ishte përsëritur kjo marrveshje. Nga mungesa e përsëritjes vazhdojnë të penalizohen mijëra shqiptarë që jetojnë në Itali. Duke pasur parasysh se në parim asnjëherë pala italiane nuk ka qenë pengesë për këtë marrëveshje, shtetasit shqiptarë vazhdojnë të penalizohen për shkak të burokracisë nga ana e Shtetit shqiptar që duhet ta kishte bërë tashmë kërkesën për rinovim të kësaj marrëveshje kaq shumë të rëndësishme për shtetasit e saj që jetojnë në Itali. Shpresojmë që autoritetet shqiptare ta marrin seriozisht këtë çështje, sepse patenta është shumë e rëndësishme për të shkuar në punë.