Qytetarët shqiptarë që janë rezident në Itali, më shumë se sa të shqetësuar, kanë nevojë reale dhe urgjente për zbatimin e marrëveshjes dypalëshe mes Italisë dhe Shqipërisë për njohjen dhe konvertimin reciprok të patentave.

Kjo marrëveshje u pompua me shumë sukses nga Qeveria shqiptare e kjo me siguri lidhej edhe me zgjedhjet nëse emigrantët do të votonin aty ku jetojnë ose ato pak emigrantë që mund të shkonin në Shqipëri të votonin për maxhorancen.
Kjo marrëveshje u propogandua si sukses dhe risi nga Qeveria shqiptare, por në fakt për herë të parë këtë marrëveshje e ka arritur Qeveria Berisha. Madje, qeveria aktuale nuk solli asnjë risi, por e rinovoj atë me një vonesë për më shumë se një vit.
Megjithatë, marrëveshja është përsëritur dhe ka hyrë në fuqi më 12 korrik ashtu siç ishte parashikuar.
Frika apo dyshimi që kanë emigrantët shqiptarë se marrëveshja nuk do të zbatohet nuk është i drejtë dhe i mundur, sepse me publikimin edhe në Gazetën Ufficiale është e detyrueshme për zbatim.
Vetë Ambasada Italiane pak ditë më parë ka reaguar duke theksuar se janë hasur ca vështirësi teknike dhe janë impenjuar për t’i rregulluar!
Duhet të theksojmë se kjo marrëveshje është pesë vjeçare dhe është rinovimi i marrëveshjes së vjetër me të gjitha kriteret dhe kushtet. Emigrantët shqiptarë duhet të presin edhe ca ditë sa të jetë e mundur mundësia për konvertim!