1. A do të njihen patentat? Ka pasur një iluzion i krijuar qëllimisht për qëllime elektorale sikur patentat shqiptare do të njiheshin nga shteti italian. Kjo është kuptuar nga shumë qytetarë shqiptarë sikur s’do këtë nevojë për asnjë praktikë dhe majfton posedimi i patentës shqiptare. Në fakt kjo bie poshtë nga vetë deklarata e Ministres Xhaçka si më poshtë:
    “Arritëm marrëveshjen për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit, me qëllim konvertimi. Nënshkrimi i marrëveshjes javën e ardhshme në Tiranë mes strukturave përgjigje. Veprime konkrete si ky, ofron një impakt konkret për qytetarët. I shpreh Di Maios dhe qeverisë italiane mirënjohje për solidaritetin dhe kontributin e dhënë”, tha Xhaçka.
  2. A ka hyrë në fuqi kjo marrëveshje?

Marrëveshja është firmosur parimisht nga homologët shqiptar dhe Italian. Shtetet reciproke do të ndjekin rrugët e tyre ligjore për ta bërë të ligjshme dhe të detyrueshme marrëveshjen. Hapi i fundit në Itali është kur Ministria e Brendshme Italiane të nxjerrë qarkoren për prefekturat dhe Motorizzazione-t

  1. Çfarë dimë aktualisht për marrëveshjen?

Ka shumë gjasa të jetë rinovimi e asaj marrëveshje që kishte skaduar, me të njëjtët kritere për konvertim. Megjithatë, për sa kohë nuk është publikuar teksti i marrëveshjes nuk dimë asgjë!

  1. Çfarë ndodh me shtetasit shqiptarë që kanë patentën shqiptare?

Të vazhdojnë të respektojnë ligjet e shtetit italian që janë në fuqi në lidhje me patentat!